April 25, 2024
Paga minimale: 64.944 Lekë


Kërkesa e tregut

E Ulët
Prurjet vjetore

Të Larta

Mundësitë e punësimit

30%

1 Përshkrimi i profesionit

Si avokat ju keni nevojë të posedoni  një mendje analitike, qasje logjike dhe një nivel të lartë vëmendjeje për detajet, pasi vetëm në këtë mënyrë keni për të pasur sukses në një nga karrierat më të kërkuara dhe të dobishme në botë.

Avokati është specialisti që këshillon dhe përfaqëson individë dhe organizata para një gjykatësi ose para palëve të tjera. Ata janë burim i pavarur që mund të organizojnë këshilla ligjore ose mund të këshillojnë klientët në lidhje me rastin që mund të kenë. Si avokat do të të duhet që të mbrosh rastin në emër të klientit tuaj duke parashtruar prova që tregojnë pafajësinë e klientit që përfaqësoni.

Shumica e avokatëve janë zakonisht të vetëpunësuar, ndërsa të tjerë punojnë në departamente ose agjenci qeveritare. Gjithnjë e më shumë është duke u rritur numri i avokatëve të punësuar pranë organizatave private dhe atyre publike, përfshirë këtu edhe organizatat e bamirësisë. Nëse jeni të vetëpunësuar atëherë do të punoni në zyrën tuaj i vetëm ose me kolegë të tjerë, pra do të krijoni një studio ligjore me disa avokatë.

Si avokat do ju duhet që të specializoheni në fusha të caktuara të ligjit si:

  • e drejtë civile
  • e drejtë penale
  • ligji për familjen dhe shërbimet sociale
  • ligji për sportin
  • e drejtë biznesi
  • e drejta e pronësisë, etj.

Aftësitë

Si avokat ju duhet të tregoni:

  • aftësi akademike (sidomos aftësi kërkimore)
  • aftësi ligjore dhe komerciale
  • shkathtësi në fushën e shkruar dhe atë gojore
  • shkathtësi në avokatim
  • aftësi shumë të mira për menaxhimin e njerëzve dhe projekteve
  • aftësi të shkëlqyera në monitorimin e situatave, pra të qëndroni i qetë kur situata është e tensionuar ose ndodheni nën presion
  • aftësi të mira në informatikë
  • vetë-motivim dhe vetë-disiplinë
  • përgjegjësi dhe integritet
  • vendosmëri dhe qëndrueshmëri.

Përgjegjësitë

Aktivitetet e punës varen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu edhe praktikën e punës. Megjithatë, përgjithësisht do të përfshiheni në detyrat e mëposhtme:

  • Do të merrni udhëzime nga klientët dhe avokatët e tjerë që ky i fundit  mund të ketë punësuar
  • Do të ju duhet të kuptoni dhe interpretoni ligjin
  • Do të ju duhet të zotëroni dhe menaxhoni informatat ligjore (rastet)
  • Do të ju duhet të ndërmerrni hulumtime ligjore në pikat përkatëse të ligjit
  • Do të ju duhet të shkruani opinione duke këshilloni avokatë dhe profesionistë të tjerë
  • Do të ju duhet të përgatisni rastet për gjykatë, ku përfshihet  mbajtja e konferencave për klientët dhe përgatitja e argumenteve ligjorë.
  • Do të ju duhet të këshilloni klientët për çështjet e ligjit, provat dhe fuqinë që ka rasti i tyre (në momentin që ka të bëjë me një fenomen shoqëror)
  • Do të përfaqësoni klientët në gjykatë
  • Do të paraqisni argumente në gjykatë
  • Do të ekzaminoni dhe analizoni dëshmitarët
  • Do të përmblidhni arsyet pse gjykata duhet të mbështesë rastin e klientit që përfaqësoni
  • Do të hartoni dokumente ligjore
Mirëpo nëse jeni avokat nuk është e thënë që të merreni vetëm më raste të ngjashme, ju keni të drejtën që të përfaqësoni klientë me problematika të ndryshme duke filluar nga këshillimet e martesave e deri tek vrasjet, psh.:

  • puna e një avokati penal ka të ngjarë të përfshijë edhe këshillimin në gjykatë
  • një avokat i së drejtës familjare mund të përfaqësojë klientët në gjykatë në një mosmarrëveshje ose rast divorci, por gjithashtu mund të përfshihet në ndërmjetësim, mënyrë kjo që mund të shmang nevojën për të shkuar në gjykatë
  • avokatët që ushtrojnë profilin e të drejtës së biznesit janë përgjithësisht profesionistët më të paktë në numër, kjo për arsye se kalojnë më shumë kohë duke ndërmarrë punë hartuese dhe këshilluese, mirëpo ky specialist mund të merret me çështje gjyqësore të veçanta që nuk ka lidhje me të drejtën e biznesit.
Pagesa në këtë profesion ndryshon në bazë të disa faktorëve shumë të rëndësishëm që përfshijnë vendin, fushën e praktikës, përvojën, reputacionin dhe punëdhënësit (nëse jeni i vetëpunësuar ose i punësuar). Nëse marrim për bazë pagat e deklaruara në shtet ato variojnë nga 64.944 lekë në muaj për profesionistët e rinj, deri në 73.800 lekë për ekspertët e fushës.

Duhet thënë se për avokatët që ndodhen në fazat e hershme të karrierës, paga mund të jetë shumë më e ulët se çfarë deklarohet,  kjo sepse gjithçka është e varur nga suksesi që mund të kenë me çështjen.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 
Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading