April 25, 2024

Nxënësit formuan me fije shkrepsesh fjalën “Bulizëm” dhe e dogjën atë në mënyrë simbolike. Sipas tyre bulizmi mund të zhduket vetëm duke u bashkuar të gjithë kundër këtij fenomeni.

Gjimnaziastët e shkollës “Konstandin Kristoforidhi” kanë zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për të sensibilizuar për bulizmin veçanërisht të rinjtë.

Për të realizuar idenë e tyre ata morën 10 figura publike në fusha të ndryshme, që në disa raste kanë pësuar vetë bulizëm kur ishin të rinj.

Nëpërmjet mjeteve të teknologjisë së sotme, aktorë, njerëz publikë, këngëtarë, personazhe të famshëm kanë dhënë mesazhin e tyre duke treguar edhe histori personale të lidhura me bulizmin.

Bulizmi është lidhur shpesh me pamjen dhe tipare të caktuara ndërkohë që personazhet kanë arritur të jenë të suksesshëm pavarësisht pamjes së tyre.

Nxënësit e klasës së XIIF janë prezantuar me materialin video që nis me ta dhe mbyllet me një mesazh tepër domethënës për të luftuar fenomenin.

Nxënësit formuan me fije shkrepsesh fjalën “Bulizëm” dhe e dogjën atë në mënyrë simbolike. Sipas tyre bulizmi mund të zhduket vetëm duke u bashkuar të gjithë kundër këtij fenomeni.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading